PD: Qeveria të kthejë aktin normativ

21/10/2013 00:00

Partia Demokratike i kërkoi qeverisë që të tërheqë aktin normativ që pritet të kalojë të enjten në seancë për disa ndryshime në buxhetin e shtetit.

“Qeveria Rama ka miratuar vendimin e huamarrjes së re, 240 milionë dollarë, ku mbi 90 milionë shkojnë për shpenzime operative. Akti normativ është në kundërshtim me ligjin organik dhe krijon destabilitet financiar në vend, duke dëmtuar pagat e nëpunësve të administratës publike”, deklaroi deputeti Edi Paloka.

Paloka tha se qeveria po shkel ligjin, pasi ajo mund të marrë hua për investime dhe projekte, por jo për shpenzime administrative.

“Qeveria mund të marrë hua vetëm për projektet e investimeve, por jo për shpenzimet e administratës. Për këtë arsye, nëse ky akt është anti-ligjor, i kërkojmë kryetarit të Parlamentit që të mos e miratojë të enjten por t’ia kthejë qeverisë për t’iu bërë ndryshimet e duhura”, nënvizoi Paloka.

Top Channel