Karburantet, kontroll subjekteve tregtare

21/10/2013 00:00

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka nisur një aksion për kontrollin e subjekteve tregtare me pakicë në vend, lidhur me sasinë e karburantit që u shesin konsumatorëve.

Nisur nga ankesat e qytetarëve dhe bazuar në problematikën e hasur gjatë inspektimeve të fundit në shumë subjekte në qytetin e Tiranës, grupet e inspektimit të Metrologjisë kanë kryer sot kontrolle në autostradën Tiranë-Fier.

Një aksion i ngjashëm u ndërmorr nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë në muajin gusht, kur ky institucion deklaroi se kishte gjobitur me 10.5 milionë lekë 14 subjekte që kishin mashtruar me sasinë e karburantit që u shisnin konsumatorëve. Por emrat e subjekteve nuk u bënë publike me justifikimin se ligji nuk e lejon.

Pasi i kërkoi zyrtarisht Drejtorisë së Metrologjisë të bëjë kallëzim për ndjekje penale ndaj këtyre subjekteve, Prokuroria e Tiranës u paraqit pranë këtij institucioni ku mori dokumentacionin e inspektimit me qëllim hetimin e rasteve abuzive.

Top Channel