Aksidentohen për vdekje të moshuarit

21/10/2013 00:00

Një çift të moshuarish ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Korçë-Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas. Bashkëshortët e moshuar, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik ende, janë përplasur nga një automjet në momentin që kanë zbritur nga një furgon transporti.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e plagëve të marra ata kanë gjetur vdekjen e menjëherëshme

Policia, e njoftuar nga dëshmitarët e ngjarjes, mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe arrestoi Mefail Myrtollarin, drejtuesin e mjetit që përplasi çiftin e të moshuarve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Myrtollari ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar në këtë pjesë të aksit Korçë-Pogradec.

Top Channel