Përmbytja në periferi të Tiranës

20/10/2013 00:00

Katër ditë pas përmbytjeve në periferi të kryeqytetit, Partia Demokratike kërkoi nga qeveria mbështetjen e banorëve të prekur të cilët vazhdojnë të jetojnë në kushte të rënda. 

“I bëjmë thirrje kryeministrit të kthejë vëmendjen seriozisht në këtë zonë, të mos tallet me këta banorë, të nxjerrë një fond dëmshpërblimi dhe të gjendet me nevojat më emergjente që kanë banorët, ushqime, krevate, libra”, tha deputeti i PD, Aldo Bumçi

“Unë shoh sot një neglizhencë të jashtëzakonshme të qeverisë në lidhje me këta banorë. Dje m’u tha që do nisësh të shpërndash ndihmat, unë dola me gëzimin që po nis të shpërndaj dicka në lagje, dhe më thanë ke vetëm për 50 familje dhe ato ishin disa dyshekë dhe batanije. Shuma për cdo familje ishte 130 mijë lektë të vjetra”, deklaron Haki Mustafa, Kryetar i Minibashkisë 11.

Përmbytjet në periferi të kryeqytetit kanë dëmtuar rreth 690 banesa dhe rreth 1000 familje në zonën e Kamzës, por edhe në Paskuqan dhe Babrru ku kanë ngritur kasollet e tyre shumë familje rome.

Top Channel