Ndal trafikimit të qënieve njerëzore

19/10/2013 00:00

Qeveria zotohet ta nxjerrë Shqipërinë nga renditja “vend në vëzhgim’ të
DASH për trafikimin e qënieve njerëzore, renditje në të cilën vendi yne
ra në 2012, duke u bere i vetmi ne rajon  dhe ne Kontinent ne kete
klasifikim.

Te njejtin vleresim ben edhe progresiraporti i ketij viti, ku Shqiperise i rekomandohet te luftoje fenomenin si kusht per avancimin drejt unionit. Ne Diten Kunder Trafikimit te Personave, Kryeministri Edi Rama iu deklaroi ambasadoreve se sadi ata te kursejne fjalet e hidhura per Shqiperine, te pakten sot tha ai, pasi Qeveria e re eshte e vetedijshme per situaten alarmante te trafikimit.

“Ne jemi përballë një situate shumë dramatike dhe e vërteta sado e hidhur duhet të thuhet sic është në rast që duan që gjërat të bëhen ilaç efektiv, ndërkohë që përsa na takon jemi shumë të vendosur që ta kurojmë këtë plagë me një intensitet të panjohur deri më sot”, tha Rama.

Teksa renditi nje sere faktoresh qe i lane terren rritjes se fenomenit te trafikimit te grave, vajzave e femijeve, si mosfunksionimi i institucioneve te drejtesise, moskoordinimi i tyre me Policine, Rama vuri theksin tek shperdorimi i miliona eurove te dhena nga BE.

“Si në të gjitha fushat edhe këtu, shpërdorimi i fondeve të dedikuara nga partnerët ndërkombëtarë dhe presionit politik mbi shoqërinë civile, e kanë bërë shumë më të dobët shtetin dhe cdo përpjekje për të rehabilituar individët viktimë të këtij rrjeti”, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit deklaroi se Qeveria do te beje koordinimin e institucioneve te drejtesise dhe policise, permes Byrose Kombetare te Hetimit qe do te ngrihet ne ditet e ardhshme, si nje hallke e munguar deri me sot.
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri i apeloi shoqerise per ndergjegjesim dhe reagim te perbashket per krimin qe renditet si me i sofistikuari.

“Ne sot i shpallim luftë trafikimit të qënieve njerëzore dhe kujtdo që qëndron prapa këtij krimi që skllavëron jetën, sic i shpallim luftë cdo aseti kriminal, apo pasurie që sot e gëzojnë skllavopronarët e krimit, në kurriz të viktimave”, tha Tahiri.

Ettore Sequi, ambasadori i BE, numri dy i ambasades se Washingtonit ne Tirane dhe ambasadori i OSBE-se, pershendeten zotimin e Qeverise per ta nxjerre Shqiperine nga renditja e “vendit ne vezhgim” te DASH, pasi theksuan se eshte shume i rendesishme per perendimin ndalimi i trafikimit te qenieve njerezore.

Top Channel