Flaka e Dashurisë dhe Solidaritetit

19/10/2013 00:00

Në Tiranë u organizua një aktivitet me moton “Flaka e Dashurisë dhe Solidaritetit”, qëllimi i së cilit është nxitja dhe sensibilizimi i popullsisë për dhurimin e gjakut, si një akt qytetar dhe njerëzor.

Grupe vullnetarësh pasuan dorë më dorë flakën nga Sheshi Nënë Tereza, përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit deri tek Parku Rinia, ku edhe u ndez pishtari.

Aktiviteti i Organizatës së Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut u mbështet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qëndra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe Shoqata e Talasemisë.

I pranishëm ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja i cili ishte një ndër personat që dhuruan gjak dhe dhanë mesazhin se ky është një akt njerëzor dhe domosdoshmëri për shëndetin e secilit prej nesh.  

Top Channel