Durrës, mjeti përplas nënë e bijë

15/10/2013 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit gjate orëve të mbrëmjes së martë.

Një automjet tip BMË me targa AA 872 AY ka përplasur dy këmbësore, nënë e bijë të cilat ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Durrësit. Ngjarja rrugore ka ndodhur në “Rrugën Tregtare”, ndërsa dy të aksidentuarat janë Bajana dhe Xhovana Mustafa, përkatësisht 37 dhe 16-vjece, banore të lagjes nr.3.

Pas përplasjes, automjeti është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Shërbimet e policisë kanë kryer veprimet e para proceduriale dhe janë vënë në ndjekje të mjetit.

Top Channel