Në letër është aksi që lidh Rrugen e Kombit me dy qytet, Pukën dhe Fushë Arrëzin, në letër sepse në realitet nuk dihet kur kjo rrugë ka marrë investimin e fundit.

Një zonë e tërë e kthyer në një xhep të izoluar ku banorëve u ka mbetur thjesht të shpresojnë… të shpresojnë që fjalët e premtimet 23-vjeçare të bëhen realitet, pasi .deri më sot janë stivosur me fushatat e shumta elektorale.

Mjaftojne qindra metra për t’u kredhur në një zonë krejt tjeter. Një rrugë e rrjepur , fort ngjeshur e gryer nga gropa që duket sikur s’do të kenë fund kurrë.

Pas Blinishtit, në krah mbetet edhe Shpali, ashtu si një lapidar i parë që shënjon 1 viktimë që ka humbur jetën në aksident.

Sa më thellë të hysh në zonë, aq edhe më e frikshme bëhet rruga.

Vende vende ajo ka mbetur thjesht thuajse një rrip i holle si pasojë e rrëshqitjeve të vazhdueshme të tokës që kanë marrë me vetetejmi pjesen tjetër.

Nuk janë raste të izoluara, por kilometra të tëre që dredhojne rrëze humnerave të thella. Një lapidar tjetër me katër viktima paralajmëron qartë për rrezikun e saj.

Nga sipër duken Rrasa dhe Kuzhneni, të derdhura në krahet e Malësisë së Pukë – Mirditës, ndërsa rruga vazhdon njësoj me lapidarët që qëndrojnë anash si gurë kilometrikë.

Vështirë të mos ta quash të izoluar Gjegjanin me 1 mijë banorët e tij.

Pamundesia për një lidhje normale nga të dyja krahet e ka kthyer në një vend që duket hera herës sikur nuk është në të njëjten hartë me pjesën tjetër të vendit.

E pavaresisht kësaj, këtu njerëzit jetojnë, punojnë e përpiqen të përballojnë vështirësitë që ju ka sjellë ky realitet.

Nuk është e vështirë t’u dallosh mirësine, edhe pse ajo humb jo pak në rrugën e mbytur nga gropat.

Pas Domit një lapidar tjetër me dy viktima, më pas një tjetër me tre e sërisht një tjetër me 1 viktimë. Një aks gjithmonë e më i përgjakur.
Në këtë vend, në vitin 2010 kane humbur jetën 14 persona, por kjo nuk ka mjaftuar mesa duket qe te merren masa per te vene mbrojteset perkatese per te evituar ne kete menyre aksidente te tjera qe mund te ndodhin ne kete aks mjaft te rrezikshem.

Gojan i vogel e më pas tuneli i frikshem që bllokohet shpesh here e qe e lidh me Gojanin e madh…

Kilometer pas kilometri behet edhe me e veshtire te mendosh sesi mundet ky aks te dredhoje ne nje gjendje te tille permes nje zone kaq te gjere e kaq shume te banuar.

Per Mesul, Kalivar e Kimez shkohet ne rrugen pertej…. 2 lapidare të tjerë ,dy viktima të tjera deri ne fshatin e rradhes Shkoze
7 viktima të tjera janë përjetesuar në nje tjeter lapidar, ne terësi shkojne plot 34 njerez qe kane humbur jeten deri ketu. Sot jane thjesht lapidare te heshtur e te pluhurosur, duket si bilanci i nje lufte kur ne fakt eshte thjesht bilanci i nje rruge…

Drejt fshatit Breg rruga duket tashme sikur do te fluturoje e si te mos mjaftonte cilesia e saj, mbrojtese anesore nuk ka dhe rreshqitjet e dheut e bëjnë edhe më rrezikshme .

Pas 42 kilometrash te pershkuara ne me shume se dy ore kushdo mund te zgjedhe te shkoje ne kete krah per ne Puke apo ne tjetrin per Fushe Arrez. E sigurisht te gjykoje nese ky mund te quhet aks kombetar apo shteg per bagetite.

Top Channel