Publicisti italian dhuron libra per universitetin

12/10/2013 00:00

Rreth 600 vëllime libra të literatures italiane i janë dhuruar bibliotekës së universitetit “Eqrem Çabej”.

Nisma e ndërmarrë në bashkëpunim me konsullaten italiane kishte për figurë qëndrore publicistin Amedeo Ranghelli, i cili në një iniciative private ka dhuruar për Universitetin librat e bibliotekës së tij familjare.

Aktiviteti  ku ka marrë pjesë dhe  konsulli italian në Vlore Stefano Bergesio dhe rektori Gezim Sala u zhvillua në mjediset e Universitetit.

Konsulli italian tha se librat voluminoze do të jenë një vlerë për bibliotekën e Fakultetit të Gjuhës Italiane, dhe falë faktit se literatura është e sektorëve të  ndryshëm ajo  do ti shërbejë edhe komunitetit.

“Ne e çmojmë këtë dhurim si një urë të re bashkëpunimi mes kulturave dhe popujve që me ose pa ndihmën e diplomacisë ja kanë dalë të kuptohen ndër shekuj. Dhurimi ka sjellë për Universitetin e Gjirokastrës një copëzë të kulturës italiane që vullneti i bashkëatdhetarit tim e ofroi  për studentët shqiptarë”, tha Stefano Bergesio, konsull italian në Vlorë.

Amedeo Ranghelli publicist i  njohur në Itali është shprehur se ky është hapi i parë, i aktiviteteve që do të vijojnë mes qytetit të tij dhe Gjirokastrës.
 
“Jam shumë i mrekulluar prej këtij qyteti dhe do të doja që bashkëpunimi të vijojë edhe në të ardhmen. Spoltore dhe Gjirokastra janë  të dyja qytete  historike, çka përgatit premisa për një  binjakëzimin të mundshëm mes tyre. Si hap i parë dhurimi i librave të familjes sime ishte një kënaqësi e veçantë për mua. Jam shumë i lumtur që ato do të kalojnë nëpër duart e studentëve dhe studiuesve shqiptarë të historisë, arkeologjisë, shkencës, linguistikës dhe shumë fushave të tjera”, thotë publicist Ranghelli.

Rektori i Universitetit Gezim Sala tha se fondi i bibliotekës së Universitetit po kthehet në një pasuri të rëndësihme lokale dhe kombëtare falë edhe dhurimeve të volumeve shumë cilësore pjesë e bashkëpunimit me partner iltalinë në fushën akademike.

Aktiviteti ishte i pashkëputur prej eventeve të javës së kulturës italiane nëpër botë dhe u parapri nga të tjera shkëmbime në fushën kulturore.

Top Channel