Tiranë, plagoset pronari i pikës së basteve

11/10/2013 00:00

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarr mbrëmjen e së enjtes në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00 në një qendër bastesh sportive. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Françesko Dushku, pronari i pikës së basteve, ndërsa autori është identifikuar si Genci Basha.

Sipas njoftimeve paraprake të policisë së kryeqytetit, dy personat janë konfliktuar dhe pas zënkës së çastit, autori Basha ka qëlluar me armë drejt 32-vjeçarit. Ky i fundit ka marrë plagë në trup dhe është shoqëruar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia kqyri vendin e ngjarjes dhe pas hetimeve paraprake identifikoi autorin e dyshuar dhe e shpalli në kërkim atë.

Top Channel