Janë dashur disa furgonë policie për të transportuar, nga bazat e
trafikantëve për në Galerinë e Arteve, veprat e artit të vjedhura ndër
vite.

Pas këtij triumfi të Policisë, kundër këtij trafiku rrënues për trashëgiminë kulturore, Kryeministri Edi Rama deklaroi se beteja ndaj krimit ka nisur. Por sërish ai mendon se trashëgimia është në rrezik, për të cilën e gjithë Qeveria do të angazhohet për ta mbrojtur me çdo kusht.

“Fakti, që një thesar i këtyre përmasave i barabartë me një muze, deri mbrëmë ishte në duart e keqbërësve dhe rrezikonte fatin e shumë thesarëve të tjera, që tanimë kanë dalë nga kufijtë e Shqipërisë, flet vetë për gjendjen alarmante, skandaloze dhe të papranueshme të sigurisë në vend, jo vetëm për jetët e njerëzve, jo vetëm për pronën e qytetarëve, as vetëm për pronën publike si territor, por për këtë pasuri të paçmuar që nuk zëvendësohet dot me asgjë”, u shpreh Rama.

Kryeministri falenderoi te gjithe policet qe moren pjese ne aksionin me te madh, ndonjehere te zhvilluar ne Shqiperi ne kete fushe, por vleresoi nje detaj ne kete lufte, ate te pages se vogel te policit kundrejt miliona eurove te veprave te artit. Rama tha se policet i kane bere nje sherbim te madh Atdheut.

“Pavarësisht se marrin një rrogë shumë modeste, pavarësisht se punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, pavarësisht se asnjëherë deri më sot nuk janë respektuar sa duhet për sakrificat dhe për punën e tyre, nuk janë tunduar përpara këtyre vlerave marramendëse monetare dhe materiale, por i kanë shërbyer Atdheut të tyre, i kanë shërbyer shtetit të tyre, i kanë shërbyer misionit të tyre. Ata janë një shembull për të gjithë ne, janë një shembull për se si duhet të funksionojë policia e këtij shteti”, tha Rama.

“Puna flet vetë dhe fjalët e mia janë shumë të varfra përballë kësaj pasurie, por doja shumë sinqerisht para jush zoti Kryeministër, para jush të ftuar që të falenderoja edhe njëherë të gjithë oficerët, të gjithë specialistët e Policisë së Shtetit që kanë kryer këtë aksion spektakolar”, tha ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro tha se ruajtja e trashegimise kulturore nuk eshte vetem detyre e policise.

“Këto vlera të jashtëzakonshme, shumë të rrezikuara dhe sikurse ka dhe shumë të tjera të rrezikuara, për të cilat kemi kohë që flasim, ndodhen pikërisht në insitucionin publik të kulturës. Pikërisht për këtë Ministria e Kulturës ka nisur një fushatë sensibilizimi, në site-n ‘shpetothesarin.com’, me të gjithë qytetarët për të marrë sinjale. Kjo nuk është vetëm detyrë e policisë, është padyshim e të gjithëve ne, sepse kultura na përket të gjithëve ne”, u shpreh Kumbaro.

Aksioni per kapjen e Arben Spahos nga Pogradeci dhe Gjergji Thimos nga Korça, u organizua nga policia e Tiranes te marten ne mbremje, ku u sekuestruan ne kater apartamente dhjetra murale dhe ikona me vlere miliona dollaresh.

Top Channel