Jetojnë prej 20 ditësh në rrugë, reagon Bashkia

09/10/2013 00:00

Problemi i strehimit të një familje që jeton prej 20 ditësh në qiell të
hapur ka bërë që Bashkia e Tiranës të reagojë të mërkurën duke ofruar
ndihmen e saj.

Problem i familjes Xhaferri eshte nje nga rastet shumte te familjeve te cilat jane nxjerre nga banesat per shkak te Aktit Normativ qe u kthen banesen ish-pronareve. Sipas Aktit Normativ parashikohet qe brenda 15 diteve çdo familje qe ndodhet ne kete situate duhet te strehohet ne banesat sociale. Banoret nuk pranojne te levizin nga vendi ku po qendrojne momentalisht. Nderkohe qe banoret thone se Bashkia reagoi me vonese ndaj problemit te tyre. Ne godine deri pak kohe me pare banonin 7 familje.

Nenkryetari i Bashkise se Tiranes, Enno Bozdo bisedoi te merkuren me banoret dhe u ofroi ndihme nepermjet bonusit per te paguar nje banese me qira, nderkohe qe do te shihet mundesia e strehimit te tyre per ne ndonje qender sociale apo konvikt. Ne te njejten kohe Bashkia do te ofroje per banoret edhe asistencen ligjore per procesin gjyqesor qe mund te nise.

Sipas Aktit Normativ nepermjet te cilit mjaft banesa u jane kthyer ish-pronareve, parashikohet qe familjet qe zhvendosen nga banesa duhet te strehohen ne banesat sociale. Edhe ne kete rast Bashkia nuk ka dhene nje zgjidhje nepermjet tyre, duke bere qe 400 banesa ne Shkoze te qendrojne ende bosh duke mos u shfrytezuar nga njerezit ne nevoje.  

Top Channel