Fier, aksidentohet për vdekje 45-vjeçari

09/10/2013 00:00

Një 45-vjecar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Seman. Estref Merrnica nga fshati Dërmenas, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e përplasjes.

Ai ishte duke udhëtuar me një automjet tip Ford me Targa AA 980 EL dhe ka përfunduar në një kanal në vendin e quajtur Ura e Baçinozëve, shumë pranë fshatit Dërmenas.

Sipas burimeve paraprake nga policia shkak për këtë aksident me pasojë vdekje ishte shpejtësia tej normave të lejuara dhe rruga tejet e amortizuar.

45-vjecari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të qytetit të Fierit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën pak minuta pasi ka mbërritur në spital.

Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të këtij aksidenti.

Top Channel