Ilir Xhakja u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm nga
Gjykata e Krimeve të renda per akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuse te
kryekomisarit te policise se Shijakut Adem Tahiraj.

Ilir Xhakja mori edhe dy fajesi te tjera per akuzen e kundershtimit te punonjesit te policise se rendit dhe armembajtjes pa leje te armeve luftarake. Nderkohe qe Gjykata e konsideroi Xhakjen te pafajshem per akuzen tjeter qe i adresonte Prokuroria e Krimeve te Renda, ate te vrasjes se mbetur ne tentative te nje kalimtareje.

Ne nje seance te meparshme prokurori i Çeshtjes Eugen Beci gjate pretences kerkoi shpalljen fajtor te Xhakjes per kater akuza. Xhakja gjate seancave te meparshme tentoi te mbrohej me faktin qe vrasjen e kishte kryer ne kushtet e tronditjes se forte psikike, version i cili nuk u gjet i provuar nga gjykata.

Top Channel