Drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali përgjatë një takimi me Prokurorin
e Përgjithshem Adriatik Llalla kërkoi hetime intensive ndaj krimeve në
fushën e doganave.

Në përfundim të takimit kokë më koke, Spiropali deklaroi se do ketë bashkëpunim të forte ne luften ndaj korrupsionit dhe jo siç ka ndodhur, sipas saj, dy vitet e fundit, ku administrata doganore nuk ka depozituar asnjë çështje në Prokurori.

“Pata dhe gjeta të gjithë mbështetjen e kryeprokurorit Llalla për të ndjekur deri në fund çështjet që kemi hapur dhe kemi ndërmend të hapim pas hetimeve, që administrata doganore po bën me degët e saj dhe jam e bindur që hetimet, kompletimi i dosjeve dhe përfundimi i tyre dhe çuarja e tyre në Gjykatë është e domosdoshme për të rritur besimin e publikut tek këto institucione. Diskutuam për rastin e Lezhës, për hetimin që administrata doganore dhe dërgimin në Prokurori të kësaj çështjeje”, thotë Spiropali.

Top Channel