Prej disa ditësh në periferinë lindore të qytetit të Shkodrës është duke
u ndërhyrë nga komuna Rrethina dhe Bordi i Kullimit për të rikthyer
lumin Kir në shtratin e tij.

Fakti qe prej 20 vitesh ne lumin Kir jane hedhur mbeturina nga me te ndryshme, ka bere qe rrjedha e lumit te ndryshoje drejtim duke kercenur banesat ne fshatin Bardhaj. Hedhja e mbeturina, kryesisht e inerteve ne lumin Kir dhe shfrytezimi pa kriter prej dy dekatash kane ka krijuar nje situate qe ngjason me nje vendgrumbullim mbeturinash.

Nenkryetari i komunes Rrethina Gjovalin Stolaj shprehet se pas 20 vitesh eshte hera e pare qe vihet dore ne pastrimin shtratit te lumit, i cili tashmë po rrezikon shtepite.  

Skena te ngjashme gjenden dhe ne zona te tjera ku kalon ky lumë, i cili po rremben siperfaqe te tera tokash. Lumi Kir njihjet per prurjet e tij teper te rrembyeshme dhe te befasishme, sidomos gjate vjeshtes dhe kjo e ben akoma me kercenuese situaten dhe shton friken e permbytjes tek banoret e zones.

Top Channel