Policia e Shtetit në bashkëpunim me Inspektoratin e Ndërtimit ka bërë
pezullimin e punimeve në pallatin 16- katësh pranë ambasadës ruse në
Tiranë.

Te marten, Inspektoriati i Ndërtimit i mbështetur edhe nga policia ka rrethuar punimet në këtë pallat, duke pezulluar çdo lloj veprimi të mëtejshem. Sipas policise, Inspektorati i ndertimit i kishte kerkuar dokumentacionin perkates firmes qe nderton objektin 16-katesh, nese zoteronte lejen e ndertimit apo jo.

Afati i kerkeses skadonte te marten ne mengjes, ndaj edhe Inspektorati i Ndertimit ka ndermare edhe rrethimin e zones dhe pezullimin e punimeve ne objekt. “Teknoprojekt”, firma qe e zoteron objektin, jo vetem qe nuk ka paraqitur dokumentacionin, por edhe nuk ka kundeshtuar asnje veprim te policise gjate se martes ne mengjes kur po ndermerrej edhe pezullimi. Per kete arsye, Inspektorati i Ndërtimit i ka lene edhe nje afat tjeter per dorezimin e dokumentacionit, por kete rradhe pa hequr urdherin e pezullimit.

Por, sipas policise nuk do te kete procedim penal ne rastin konkret, kjo per faktin se i eshte lene firmes se ndertimit te ngreje pretendimet e saj per dokumentacionin qe disponon.

Top Channel