Bashkite e qarkut te Elbasanit vazhdojne te enden ne situate te veshtire
ekonomike. Rekord mban Bashkia e Gramshit e cila po shkon drejt
falimentimit, punonjesit e ketij institucioni nuk marrin pagat tashme
prej 7 muajsh dhe 40 persona jane larguar nga detyra.

Borxhi qe kjo bashki ka shkon ne 80 milione leke. Nderkohe qe eshte mbyllur konvikti dhe nje qender per femijet me probleme.

“Kjo ka ardhur si rezultat i atyre faturave ta papaguara që unë kam gjetur në Bashki, ka ardhur si rezultat i grantit të pamjaftueshëm që ne marrim nga Qeveria dhe si rezultat i problemeve të biznesit, ku edhe biznesi është në vështirësi”, thotë Dritan Bici, kryetar i Bashkisë së Gramshit.

E veshtire paraqitet situata edhe ne bashkite e tjera. Bashkia e Prrenjasit prej 2 muajsh nuk i paguan punonjesit e saj. Bashkia e Peqinit ka 3 paga te prapambetura ndersa Bashkia e Cerrikut 2 paga.

Top Channel