Pogradec, në pranga oficeri i policisë

07/10/2013 00:00

Uniformat blu të qytetit të Pogradecit ka vënë në pranga pasditen e së hënës një kolegun e tyre, nën akuzën e korrupsionit.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se arrestimi i nënkomisar Agustin Cinarit është bërë pas një hetimi të agjentëve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Sipas burimeve, hetuesit e SHKB-së kishin zbuluar se Cinari, i konsideruar një specialist i anti-krimit, i kishte kërkuar para një personi në këmbim të mbylljes së një çështjeje.

Materialet hetimore i kanë kaluar ndërkohë prokurorisë së rrethit, e cila do të proçedojë penalisht oficerin e policisë.

Top Channel