Grabiten 30 mijë euro në mes të ditës

07/10/2013 00:00

Një shumë prej 30 mijë eurosh u grabit, pak pasi dorëzoheshin paratë e xhiros ditore të një spitali privat, në Tiranë, te mjetet e firmës së sigurimit, që i transportonte ato në bankë.

Sipas dëshmitarëve, dy persona të maskuar kanë rrëmbyer një prej çantave me parà dhe janë larguar nga vendi, pa patur frikën e tre personave të armatosur të furgonit të sigurimit.

Mënyra se si ka ndodhur vjedhja e ka bërë policinë të dyshojë për një përfshirje të mundshme të rojeve të armatosur.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë rojet e sigurisë, si edhe dëshmitarët në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e mëtejshme të grabitjes.

Policia thotë se punonjësit e sigurisë nuk i kanë respektuar rregullat e ruajtjes së parave.

Top Channel