Gjendja e vështirë e minatorëve të Bulqizës

07/10/2013 00:00

“Balfin Group” që aktualisht administron minierën e Bulqizës pas lidhjes së kontratës me “Albanian Chrome”, ende nuk ka jetësuar lehtësirat për 600 minatorët e minierës më të madhe në vend.

Minatorët kanë nisur punën, por ndjehen të zhgenjyer nga marrëveshja e kompanisë me “ACR”, pas aksidentit të ndodhur pak kohë më parë ku pas një shpërthimi të gazit u vra një minator dhe u plagosën 6 të tjerë.

Arritja e marrëveshjes, përvec kërkesave të minatorëve që prej grevës së urisë, që zgjati prej 3 muajsh, coi në rrënimin financiar të familjeve të minatorëve pasi gjatë kësaj kohe ata nuk morën asnjë pagesë.

Mirpo marrëveshja nuk e zgjidhi krizën financiare të qindra familjeve dhe aq më tepër plotësimin e kushteve të minatorëve, ku njëra prej pikave të tyre ishte rritja e pagës prej 20 përqind.

Top Channel