Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, përuroi përfundimin e një tjetër projekti për rehabilitimin e infrastrukturës në kryeqytet.

Ai tha se “ne nuk ankohemi për arkën bosh, por punojmë për plotësimin e kontratës me qytetarët që na kanë besuar”.

“Këto rrugë që po përfundojmë ishin të lëna pas dore prej dekadash. Me inspektimin e përfundimit të rrugës “Him Kolli” njoftojmë përfundimin e paketës investuese të 5 rrugëve për vitin 2012-2013. Bashkia e Tiranës nuk qaravitet se arka është bosh, por përmbush premtimet e saj për të realizuar të ardhura dhe për t’i kthyer këto të ardhura në të mira materiale për qytetarët pasi ky është thelbi i çdo kontrate mes çdo pushteti të zgjedhur dhe të zgjedhurve të tij”, u shpreh Basha.

Top Channel