Gruaja e moshuar, e mbetur pa strehë pas zbatimit të aktit normativ të qeverisë për kthimin e banesave tek ish-pronarët, është ndarë nga jeta mbrëmjen e së shtunës pasi prej javësh jetonte në qiell të hapur në stolat e lulishtes para Bashkisë së Durrësit.

Apeli i dhene nga mediat mbi gjendjen e veshtire shendetesore te 87-vjeçares Sofie Qendro ka rene ne vesh te shurdher duke mos e shpetuar dot nga vdekja. Mbremjen e se shtunes, e moshuara mberriti ne gjendje kome ne urgjencen e Spitalit Rajonal te Durresit, ku dhe nderroi jete.

Pas ngjarjes ka reaguar Zyra e Avokatit te Popullit e cila thote se kerkesat bere qeverise se meparshme per nje zgjidhje per familjet qe jane lene pa strehe nuk kane marre pergjigje nga autoritetet shteterore.

“Dy jane zgjidhjet e rekomanduara: ose dhënia e garancisë nga shteti për përfitimin e kredive me 0% interes për qiramarresit qe nuk plotësojne kushtet e vendosura nga ana e Bankes, ose lëvrimi i fondeve për ndërtimin e banesave sociale për këta individë në një kohe sa më të shpejtë. Janë të dukshme pasojat e mosveprimit të autoriteteve shtetërore të qeverisë së mëparshme”, thotë zëdhënësja e Avokatit të Popullit.

Zyra e Avokatit te Popullit thote se ka nisur punen per rishqyrtimin e ketyre kerkesave nga qeveria aktuale. Pasi eshte nxjerre nga banesa, 87-vjeçarja Sofie Qendro ka jetuar se bashku me nipin e saj 67-vjeçar ne mes te kater rrugeve. ‘

Top Channel