Durrës, djali tenton të vrasë babanë

06/10/2013 11:00

Një krim brenda familjes u parandalua nga forcat e rendit mëngjesin e së dielës në Rrethin e Durrësit.

Siç lajmëroi policia, i riu Fatjon Balla u arrestua pasi tentoi që të vriste babanë e tij me thikë, pas një zënke për motive të dobëta.

Mësohet se babai i agresorit kishte probleme me alkoolizmin dhe shpesh ushtronte dhunë kur vinte në shtëpi në gjendje të dehur.

Ishte pikërisht një prej këtyre momenteve, kur Balla tentoi të vriste të atin, por policia e lajmëruar prej familjarëve mundi të ndërhynte në kohë, duke vënë në pranga të riun.

Top Channel