Ndalohen 14 klandestinë nga Guinea

05/10/2013 00:00

Policia e Lushnjes ka ndaluar 14 klandestinë nga Guinea pranë pyllit të Divjakës.
Klandestinët janë gjetur në një furgon, ndërsa drejtuesi i mjetit është
larguar. Policia dyshon se refugjatët do të largoheshin nga plazhi i
Divjakës me gomone.

Edhe në orët e para të mëngjesit të së premtes, Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 23 shtetas, këtë herë nga Sudani dhe Siria. Këta shtetas kishin dy ditë që kishin hyrë ilegalisht nga Greqia nëpërmjet Kufirit të Gjelbër dhe për t’ju shmangur kontrolleve të policisë kishin lëvizur nga Kakavija deri në Subash nëpërmjet shtratit të lumit Drino e më pas nëpërmjet pyllit të Ujit të Ftohtë.

Operacioni i dytë është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ku nga ana e kësaj të fundit u bë e mundur kapja e 7 shtetasëve nga Siria në afërsi të fshatit Jergucat, ndërsa 5 shtetas të tjerë nga Sudani u kapën nga Sektori kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, tek Ura e Lumit në hyrje të qytetit.

Top Channel