Fier, fshati 3 ditë pa drita

04/10/2013 00:00

52 familja të fshatit Verbas të rrethit të Fierit prej tre ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike dhe shkak për këtë, sipas banorëve është djegia tre ditë më parë nga rrufeja e transformatorit.

Megjithëse kanë kërkuar riparimin e tij ose zëvendësimin me një tjetër, askush nuk është interesuar për zgjidhjen e këtij problemi, madje banorët thonë se përgjegjësitë transferohen nga njëri institucion tek tjetri.

Pasditen e së enjtes banorët protestuan në qendër të fshatit dhe kërkuan nga ndërmarrja elektrike marrja e masave të menjëherëshme pasi janë pagues të rregullt të energjisë elektrike.

Ata kërcënojnë se do të bllokojnë rrugën nacionale Fier-Berat nëse brenda një kohe të shkurtër nuk u rikthehet energjia elektrike.

“Kemi tre ditë pa drita. Shkojmë  tek CEZ-i, tek kujdesi i klientit që na përcjell tek 24-orëshi, shkojmë atje ata na thonë që jemi vetëm për qytetin, jo për banorët e fshatit”, thonë banorët e fshatit.

Top Channel