Ndërron jetë Drita Pelinku

02/10/2013 00:00

Një ndër figurat më të shquara të artit shqiptar, artistja e madhe e
skenës dhe ekranit Drita Pelinku, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Eshte shprehur dikur se nuk do ta braktise asnjehere skenen dhe ka deshmuar vertesine e fjaleve te saj, kur u shfaq vitin e kaluar me rolin e saj me te fundit ne skenen e Teatrit Kombetar perkrah Vangjel Toçes, ne dramen e Mihal Luarasit “Perjetesisht dashuria”, e cila trajton problemet e brezit te trete.

Zonja Pelingu ka qene nder te parat femra qe u regjistruan ne Shkollen e Drames, si dhe nje nder personalitetet qe themeluan Teatrin Kombetar. Ajo ka punuar edhe si regjisore. Gjithashtu ka mesuar breza te tere studentesh gjate 35 vjeteve ne Akademine e Larte te Arteve, ku ka dhene mesim ne degen e Artit Skenik. Gjate karrieres se saj si aktore e Teatrit dhe Kinematografisë, e cila ka zgjatur mbi 6 dekada, Pelinku numëron mbi 150 role, ndër të cilët më shumë se gjysma janë role kryesore femërore të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore.

Nder rolet me te spikatura ja vlen te permenden ai i halles te ‘Njeriu me Top’, roli i Budes ne filmin ” Kur hidheshin themelet”, Roli i Mbretereshes tek “Hamleti” dhe ai i Kornelias tek “Mbreti Lir” ne teater e shumë të tjerë. Eshte shprehur se  roli me i dashur per te,  eshte ai i Zojcikes,  gruas se prefektit shkruar nga klasiku rumun Ion Luka Karaxhale, ku ka interpretuar e vetme mes 22 meshkujsh.

Per kontributin e saj te rendesishem ne pasurimin e artit shqiptar, ajo eshte vleresuar edhe me çmime te shumta nder te cilat “Çmimi i Karrieres”, titulli “Artiste e Merituar”, çmimi ” Ismail Qemali” si dhe titujt “Mjeshtre e madhe” dhe “Nderi i Kombit” akorduar nga Presidenti i Republikes. Ne qytetin e saj te lindjes Vlore, ajo eshte çmuar se fundmi edhe si Qytetare Nderi. Ne nder te Drita Pelinkut, diten e enjte ne mengjes do te mbahen homazhe ne mjediset e Teatrit Kombetar ne Tirane.

“Guxova dhe shkova duke mos pyetur për pasojën që do të më vinte nga familja dhe nga mentaliteti i kohës. Jam e vetmja vajzë që kam hyrë në shkollën e parë dramatike që u hap në Tiranë në janar të 45-ës.”

Janë këto disa nga kujtimet e aktores vlonjate Drita Pelinku.

“Artistja e Merituar” me mbi 120 role ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Problemet shëndetësore të muajve të fundit e bënë të pamundur daljen e fundit në skenë në shfaqjen “Përjetësisht Dashuria”.

Nisi karrierën e saj kinematografike në filmin “Tana”. Më pas, me mbarimin e shkollës së mesme hyri si profesioniste në Teatrin Kombëtar në fillim të 46-ës e që prej asaj dite i numërohen mbi 64 vite karrierë.

Teatri ka qenë shtëpia e saj e dytë, e ka konsideruar të pazëvendësueshëm në jetën e saj. Ka qenë pjesë e filmave të njohur, nëpërmjet të cilëve do të jetë gjithmonë pjesë e familjeve shqiptare.

Top Channel