“Shtëpi” të re të moshuarve

01/10/2013 00:00

Rreth 60 persona që jetojnë në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, do të kenë së shpejti një ndërtesë të re.

Kjo ju është premtuar nga Ministri Erjon Velija i cili në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve ka zhvilluar një takim me ta.

“Edhe orën e kaluar e kaluam duke inspektuar disa vende të tjera që ofrojnë më shumë hapësirë dhe që na mundëson ne të planifikojmë një transferim në një ambient me të bollshëm, do të keni edhe më shumë staf. Shumë shpejt do të marrim një vendim dhe shpresoj që vitin tjetër buxhetor të kemi të gjitha mjetet e nevojshme, sigurisht duke u mbështetur edhe tek ato korporata që kanë një përgjegjësi sociale dhe duan të bashkëpunojnë që të kemi një ambient të ri dhe 1 tetorin tjetër ta festojmë në një ambient më të madh ku të keni edhe shërbime më cilësore, të keni më shumë staf dhe të jetë një qendër jo vetëm për të moshuarit e Fierit, por një qendër kryesore për të moshuarit e të gjithë jugut sepse kërkesat dhe lista e pritjeve është jashtëzakonisht e madhe”, tha ministri Veliaj.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kreu i Bashkisë së Fierit, i cili u premtoi banorëve të kësaj shtëpie se do të kontribuojë për mirëqënien e tyre, jo vetëm në ditë festash pasi mosha e tretë është prioritet i Bashkisë së Fierit.

Prej disa vitesh drejtuesit e Shtëpisë së të Moshuarve në Fier kërkojnë që institucioni të zhvendoset në ambiente të tjera për shkak të amortizimit të asaj ekzistuese.

Ndërkohë që edhe numri atyre që kërkojnë të hyjnë në azil është i lartë.

Top Channel