Shërbim falas shtatzënat dhe ato me tumor

01/10/2013 00:00

Gratë shtatzëna dhe ato të diagnostikuara me sëmundje tumorale nuk do të paguajnë tarifë për shërbimin shëndetësor gjatë muajit tetor.

Sipas një urdhëri të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja këto dy kategori pacientësh nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shërbimin që do të marrin deri në fundin e muajit tetor.

Urdhëri i ministrit vjen në kuadër të muajit për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. Sipas urdhërit edhe gratë shtatzëna për secilin kontroll apo shërbim që do të marrin, nuk do të paguajnë asnjë tarifë.

Qëllimi i këtij urdhëri është rritja e mundësive për parandalimin e kancerit të gjirit. Nëpërmjet këtij urdhëri, Ministria e Shëndetësisë fton të gjitha vajzat dhe gratë e cdo moshe që të bëjnë të gjitha ekzaminimet e mundshme të vetëkontrollit për diagnostifikimin dhe kurimin e hershëm, të cilat mund të shpëtojnë jetë.

Sipas të dhënave nga burime jozyrtare gjatë një viti në Shqipëri diagnostikohen 200-300 raste të reja. Ndërkohë, mosha e pacienteve të reja të diagnostikuara me sëmundje tumorale ka ardhur në ulje duke bërë që të preken edhe moshat e reja.

Top Channel