80 familje në fshatin Thanë të komunës Gjergjan prej një jave përballen me mungesën totale të energjisë elektrike.

Shkak i kësaj gjendjeje, sipas banorëve, është bërë vjedhja e transformatorit dhe me gjithë kërkesat e tyre pranë CEZ-Shpërndarje, problemi nuk po gjen zgjidhje.

Banorët shprehen se në zyrat e CEZ-it u është premtuar zëvendësimi i transformatorit, por deri tani nuk është bërë asgjë.

Edhe pse janë pagues të rregullt të energjisë elektrike, prej 8 ditësh këta banorë vuajnë errësirën.

Të gjendur në këtë situatë dhe pa asnjë shpresë, banorët kërcënojnë me protesta. Sipas tyre, nëse defekti nuk riparohet deri në orën 17:00 të ditës së martë, do të bllokojnë aksin nacional që lidh Elbasanin me Cërrikun.

Top Channel