Elbasan, inspektorët në ndjekje penale

01/10/2013 00:00

Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal për katër punonjës të Inspektoriateve Urbanistike në bashkitë Elbasan, Prrenjas dhe Gramsh me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Siç bën me dije policia, inspektorët akuzohen për lejim të ndërtimeve pa leje në territorin që mbulojnë apo për moskallëzim të tyre. Në lidhje me këtë situatë, vëren Policia e Elbasanit, ku ndërtimet pa leje janë shtuar kohët e fundit, i janë dërguar Prokurorisë materialet për 42-vjeçarin Arjan Kokonozi, inspektor në Inspektoriatin e Policisë Ndërtimore në Bashkinë Prrenjas, i cili nuk ka kryer detyrën e tij funksionale, duke lejuar ndërtime pa leje në këtë qytet.

I njëjti procedim penal ka nisur edhe për inspektorët e Inspektoriatit të Policisë Ndërtimore në Bashkinë Gramsh, 56-vjeçarin Bashkim Bezati dhe 47-vjeçarin Muharrem Ajazi.

Ndërkaq, edhe në Bashkinë e Elbasanit ka nisur procedimi penal për inspektorin ndërtimor Fatmir Çekrezi, 49 vjeç. Për të katër personat e sipërpërmendur dosjet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka nisur një hetim më të hollësishëm.

Ndërkaq, po këtë fillimjavë është proceduar penalisht edhe një shtetas i cili akuzohet për ndërtim pa leje të një muri ndarës.

Top Channel