Incidenti me efektivat e rendit

30/09/2013 00:00

Tre pjesetaret e familjes Mata, që prej një viti janë në arrest shtëpie, ku dhe ende presin dhënien e drejtësisë, për një ngjarje që u raportua në atë kohë nga policia si dhune e pesë anëtarëve të kësaj familjeje ndaj efektiveve të rendit. 

Por, familja Mata këmbëngul në të kundërtën, ata pretendojnë se u janë shkelur të drejtat dhe ndaj tyre është ushtruar dhunë nga policia, por sipas 54-vjeçarit Taip Mata askush nga institucionet, perveç Avokatit të Popullit nuk po denjon t’i dëgjojë.
Kryefamiljari shprehet se historia me policine nisi një vit më pare, kur djali i tyre Çlirim Mata pati një konflikt me një oficer policie për çështjen e një femre.

Për këtë shkak, burrë e grua kanë parë dy punonjës të policisë, duke i dhunuar djalin në oborrin e banesës së tyre dhe menjëhere kanë ndërhyrë.
“Unë u ngarkova më shumë kur pashë që po më rrihnin djalin. Mora lopatën që kisha tek këmbët, makina ndodhej tek porta dhe unë shyqyr si rashë policit se ishte afër me një karrige në dorë, por godita makinën. E pranoj që e kam goditur”, thotë gruaja.

“Jemi ne që kemi marrë dhunë, na ka parë gjithë lagjja”, pretendon kryefamiljari. “Ne i bëjmë thirrje shtetit, qeverisë, prokurorisë, gjykatës, kryeministerit që të zgjodhë problemin tonë. Kanë raport mjekësor djemtë, kam edhe unë, të gjithë kemi raport mjeko-ligjor që tregon se jemi dhunuar, urdhëro fotot”.

“Më bënë kontroll fizik e s’më gjetën asgjë që shprehet edhe në letër, që s’kam pasur armë të ftohtë, armëmnatje pa leje apo ndonjë send tjetër të kundraligjshëm, por përpara gjykatës dal që kisha një armë të ftohtë”, denoncoi i riu Çlirim Mata.

Ne dosjen e policise nderhyrja e efektivave klasifikohet si ne kuader te nje aksioni per gjetjen e armeve pa leje.
Por, kryefamiljari ben apel qe te rishikohet dosja pasi, sipas tij, ka shkelje te renda ne te. Ndersa ne procesverbalin e kqyrjes eshte shenuar se ne banese nuk u gjet asgje e kundraligjshme, ne gjykate jane derguar te pandehur edhe per armembajtje, edhe pse arme nuk u gjeten.

Pergjate ketij viti, familja e akuzuar i eshte drejtuar edhe Avokatit te Popullit, i cili i ka rekomanduar prokurorise qe te nise hetimet per efektivet e policise per veprime arbitrare ndaj familjes Mata.
Por, prokuroria e ka pushuar çështjen, duke argumentuar se policet jane rrahur nga familja mata gjate ushtrimit te detyres.

Për policinë, ngjarja në fjale ka lidhje me nje plan masash per bllokimin e motorcikletave dhe pikenisja e gjithckaje ka qene largimi i te riut nga postblloku, çka ka sjelle edhe ndjekjen e tij deri ne brendesi te baneses.
Por, se cila nga palet thote te verteten, kete pritet ta thote gjykata penale e cila e ka nen gjykim dy dosje, ne njeren ane familja mata eshte nen akuze, ne anen tjeter familja Mata i kërkon gjykates qe te urdheroje prokurorine per nisjen e hetimeve ndaj policise.

Top Channel