Sekuestrohen 200 kg kanabis

29/09/2013 00:00

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar në aksin Përmet-Leskovik.

Sasi  prej 200 kg është konstatuar nga policia kufitare e Korçës teksa ishte vendosur në dy automjete.

Policia ka kryer në mesnatë bllokimin e dy mjeteve, një tip “Benz” dhe një “Wolkswagen”, për te cilat kishin informacion se po transportonin droge.

Trafikantët pasi konstatuan se ishin vënë re nga policia kanë braktisur mjetet dhe janë larguar në drejtim të paditur, duke përfituar nga errësira dhe terreni malor.

Policia ka nisur punën për identifikimin e autorëve, ndërsa dyshohet se droga vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion Greqinë.

Top Channel