Durrës, arrestohet pronari i anijes së vjetër

29/09/2013 00:00

Policia e Durrësit njoftoi se arrestoi mbrëmjen e së shtunës pronarin e anijes “Tabakovski”, Eduard Kulla, 47-vjeçar, si edhe Emiljano Gjepalin, kapiten i rimorkiatorit “Aleks 1”, që ankoroi anijen e ndaluar në Portin e Durrësit një ditë më parë.

Akuza që ka ngritur policia është ajo e “kontrabandës me mallra të tjera”. Sipas hetimeve, anija nuk kishte kryer proceduarat e zhdoganimit dhe kishte mbërritur në Durrës nga Mali i Zi me qëllim për tu shitur për skrap.

Anija “Tabakovski” u ankorua duke përdorur ndihmën e rimorkiatorit “Aleks 1”, pasi Autoriteti Portual nuk i kishte miratuar hyrjen në port.

Gjatë paradites, anijes iu bë edhe një kontroll nga ekspertët e fizikës bërthamore për çështje të radioaktivitetit dhe sipas tyre metalet e saj nuk kanë asnjë lloj doze rrezatimi.

Sipas policisë, qëllimi ka qenë përfitimi financiar për shkrirjen e anijes e dalë jashtë funksionit pa paguar detyrime doganore dhe tatimore.

Top Channel