MB zëvendëson policët rrugorë

25/09/2013 00:00

Ministria e Brendshme njoftoi se ka zëvendësuar punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, të cilët u shkarkuan në fillim të javës.

Në njoftimin e kësaj Ministrie sqarohet se përzgjedhja e efektivëve të rinj është bërë nga një komision i përbërë nga drejtues të lartë dhe me eksperiencë të Policisë Rrugore duke pasur parasysh 4 kritere kryesore; arsimin, eksperiencën, moshën dhe barazinë gjinore.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme deri më tani efektivi i Komisariatit të Policisë Rrugore në kryeqytet është rinovuar me 6 oficerë të Rolit të Parë Drejtues dhe me 53 oficerë të Rolit të Parë Zbatues. Me ndryshimet e bëra, mosha mesatare e këtij komisariati është ulur nga 47.4 vjeç që ishte deri dje, në 33.2 vjeç.

Top Channel