Gjobvënie 300 mijë dollarë

22/09/2013 15:20

Gjatë një operacioni të koduar koordinimi, Policia e Fierit arrestoi një 27-vjeçar në Tiranë, nën akuzën e shtrengimit me dhunë për dhënie pasurie.

Aleks Ndue Lala, dyshohet pas hetimeve të kryera se ka kërcënuar një shtetas në qytetin e Fierit për dhënie pasurie në një shumë prej 300 milion lekë të vjetra.

Konkludimi i ketij operacioni u bë i mundur pas një hetimi intensiv dy-javor të strukturave të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda.

Arrestimi i Aleks Lalës u krye ne orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë.

Policia tha se është duke thelluar hetimet në lidhje me autorin e dyshuar, nëse ka kryer aktivitet më të gjerë kriminal në fushën e gjobvënieve.

Hetimin e kesaj vepre penale e ka marre Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Top Channel