PD: Jo militantë në administratë

20/09/2013 00:00

Partia Demokratike ka denoncuar sërish pasditen e së premtes atë që e quan shkarkim masiv të administratës nga qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Në një deklaratë për shtyp, deputeti Oerd Bylykbashi ka paralajmëruar se opozita do të kundërshtojë me të gjitha format ligjore këtë operacion të planifikuar nga mazhoranca e re.

“Jemi kundër zëvendësimit të administratës me militantë partiakë. Çdo nënpunës i administratës që hiqet padrejtësisht të denoncojë rastin. Ne do kundërshtojmë me çdo mënyrë ligjore shkarkimet masive në administratë”, ka deklaruar Bylykbashi.

Top Channel