Viktimat e rastësishme të atentateve

18/09/2013 00:00

Të jesh në vendin e gabuar, në momentin e gabuar. Humbja e jetës në rrethana krejtësisht aksidentale është fenomeni që po rritet ndjeshëm vitet e fundit.

Me qindra persona kanë gjetur tragjikisht vdekjen që nga fillimi i vitit 2012.

Më 1 shkurt të atij viti, një vajze 24-vjeçare gjeti vdekjen teksa ishte në makine me të fejuarin e saj.

Ngjarja ndodhi në zonen e njohur si “Komuna e Parisit”, ku Megi Jokiçi u kap nga një plumb qorr në momentin kur persona të paidentifikuar kishin planifikuar atentatin ndaj një tjeter njeriu, me të cilin viktima nuk kishte kurrfare lidhjeje.

Ne prill te ketij viti, nje tjeter femer mbeti e vrare pasi po dilte nga ambientet e nje lokali nate, ku kishte shkuar te argetohej me shoqet e saj.

Balerina Sonila Tafa ishte vetem 25 vjeç. Ajo u qellua aksidentalisht nga nje grup personash te cilet ishin konliktuar me nje tjeter klient te lokalit, po ate nate.

Me 28 korrik, tre persona mbeten te vrare ne nje plazh privat ne Vlore, te cilet u vrane aksidentalisht teksa po pushonin.

Diana Ademi, Sokol Isufaj dhe Serdi Bajlozi u vrane nga plumbat e qëlluar prej disa të rinjve vlonjatë, shënjestra e të cileve ishte nje person qe nuk ishte asnje njohje te meparshme me viktimat.

Pak dite me pare, ne 9 shtator, nje femer humbi jeten pasi u qellua aksidentalisht ne zonen e Ish-Bllokut.

Majlinda Hoxha, nene e nje femije, humbi jeten teksa autori donte te qellonte drejt pronarit te pikes se basteve ku ajo punonte si ekonomiste.

Vetem pak ore me pare, ne qytetin e Durresit dy persona u plagosen aksidentalisht ne oret e para te mengjesit, ne nje autobus qe transportonte punetoret e nje rrobaqepesie.

Shoferi i autobusit dhe nje mjeke moren plage te lehta. Edhe pse ngjarja eshte ende nen hetim, paraprakisht dyshohet se te demtuarit nuk jane shenjestra e atentatit.

Top Channel