Shkodër, aksidentohet 6-vjeçari

18/09/2013 00:00

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jeten të mërkurën në mëngjes, në
fshatin Bërdicë të Shkodrës,një fëmije vetëm 6 vjeç, nxënës i klasës së
parë.

Viktima banor i fshatit Berdice ka qene duke ikur ne shkolle ku kishte dy dite qe kishte nisur klasen e pare.
Ne momentin qe ka zbritur nga autobusi femija me iniciale K.Sh ka tentuar te kaloje rrugen per te hyre ne shkolle dhe ne ate cast vetem pak metra larg deres se shkolles eshte  perplasur fort nga nje kamionçinë me targa te Shkodres.

Per pasoje viktima ka nderruar jete gjate rruges per ne spital ndersa drejtuesi i kamionçines eshte ndaluar nga policia. Grupi hetimor ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet ne lidhje me shkaqet e ketij aksidenti tragjik.

Top Channel