Pukë, sekuestrohet “arsenali” ushtarak

18/09/2013 00:00

Policia e Shtetit zbuloi një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh në banesën e një shtetasi në një fshat pranë Pukës, u njoftua nëpërmjet një komunikate zyrtare pasditen e së mërkurës.

Në kontrollin përkatës të realizuar në banesën e ndodhur në Rrype, autoritetet arritën të zbulonin 16 automatikë, një mitraloz, një çifte dhe 14 arka me fishekë.

Gjithashtu, në zotërim të shtetasit Brahimi u gjet edhe një fitil zjarr-përcjellës me një gjatësi prej 400 metrash.

Dyshohet se Brahimi, zotëruesi i këtij arsenali, ishte i përfshirë në rrjetin e tregëtisë së armëve.

Top Channel