Beqja: Tregu te ish-Uzina nuk mbyllet

18/09/2013 00:00

Tregu ushqimor tek ish-Uzina Dinamo nuk do të mbyllet. Pas konfliktit
midis tregtarëve dhe Policisë Bashkiake ka ndërhyrë, Ministria e
Shëndetësisë, e cila ka kthyer mbrapsht ekzekutimin e vendimit. Në daten
22 gusht 2013 ky treg u inspektua nga specialistët, të cilet konstatuan
kushte të papërshtatshme higjienike në kapanonin B te ketij tregu.

Alfred Bozhiqi, kryetar i Shoqates per Mbrojtjen e Tregut dhe Tregtareve dhe njekohesisht Sekretar i Unionit te Tregtareve ushqimore thote se nga raporti i nxjerre nga Inspektoriati Sanitar, ne tregun tek ish-uzina Dinamo, duhet te pezullohej aktiviteti vetem ne kapanonin B te ketij tregu, deri ne rikonstruksionin dhe ofrimin e kushteve me te mire higjienike per konsumatoret.

Ministria e Shendetesise, pas kerkeses se shoqerise Dinamo SH.A ka urdheruar anulimin e ekzekutimit te vendimit nga Inspektoriati Sanitar, duke i lene kohe kesaj shoqerie, per te kryer rikonstruksionet e nevojshme. Pas perfundimit te punimeve Inspektoriati Sanitar do te kryeje serish inspektimet per te konfirmuar permbushjen ose jo te tregtimit.

Tregu tek ish-Uzina Dinamo, permban nje numer te madh ambientesh ne te cilat kryejne aktivitet biznesi thuajse 400 subjekte te ndryshme ku jane te punesuar mbi 5000 persona.   

Top Channel