Arvizu-Kodheli, firmosin marrëveshjen

18/09/2013 00:00

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ambasadori amerikan Aleksandër
Arvizu kanë nënshkruar një marrëveshje për arsimimin e ushtarakëve
shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 

Projekti do te zbatohet nga Garda Kombetare e New Jersey-t dhe per ambsadorin amerikan Arvizu kjo eshte nje mundesi unike. Arvizu tha se eshte me vend, qe ky nder t’i behet nje aleati te SHBA-ve, siç eshte Shqiperia.

“Këshilltari i presidentit gjenerali Baze dhe keshilltari i kryeminsitrit gjeneral Lleshi propozuan: reformimin dhe rritjen e profesionalizmit te Forcave te Armatosura, permiresimin e numrit te rekrutimeve. Ne bashkpunim me shtetin e madh Neë Jersey morem synimet e gjeneraleve shqiptare dhe i beme realitet. Firma e Ministres Kodheli do te mundesoje qe garda e New Jersey-t dhe Forcat e Armatosura shqiptare te realizojne programin pilot. Ky kurs do jete i pari i ketij lloji per shkollat dhe kadetet shqiptare. Eshte nje mundesi unike dhe behet per here te pare. U gjet me vend qe ky nder t’i behet nje aleati te madh si Shqipëria”, tha Arvizu.

Ndersa ministrja Mimi Kodheli ka theksuar rendesine e arsimimit te ushtarakeve shqiptare. Nderkohe qe ka shprehur angazhimin per forcimin e partneritetit ekzistues strategjik midis SHBA-ve dhe Forcave Shqiptare te Armatosura.
 
“Ne ndajme te njejtin mendim se edukimi eshte shume i rendesishem ne pergatitjen e personelit ushtarak per sfidat e se ardhmes. Ata jane nje aset me shume vlere i Forcave te Armatosura. Ne kete kontekst, si ministre e Mbrojtjes jam e angazhaur per te perzgjedhur kandidatet me te mire dhe me te motivuar. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjithshem do te bejne me te miren per te perfituar nga ndihma e dhene nga Shtetet e Bashkuara”, tha Kodheli.

Top Channel