Vrasja e 9 shtatorit, pranga autorit të dyshuar

17/09/2013 00:00

Policia e Tiranës arrestoi Ndriçim Ballën 33 vjeç, me detyrën e
nënoficerit tek Shkolla e Bashkuar, i dyshuar si autor i vrasjes së
28-vjeçares Majlinda Hoxha dhe plagosjes së Elton Fushës, ngjarje kjo e
ndodhur të hënën e 9 shtatorit në zonen e ish-Bllokut në Tiranë.

Policia ka arritur te zbardhe detajet e kesaj ngjarjeje pasi objektivi kryesor i te arrestuarit nuk ka qene vajza e vrare ne kete ngjarje, por Elton Fusha. Pas marrjes me pyetje nenoficeri deklaroi se Fusha i ka nje borxh te konsiderueshem ne te holla vellait te tij dhe nuk ia kthente.Ky, sipas te dhenave policore, eshte edhe motivi kryesor i ngjarjes se rende.

28-vjeçarja Majlinda Hoxha u vra gabimisht gjatë atentatit, pasi ajo ndodhej e ulur në lokal bashkë me Fushën dhe një person tjetër.

Nderkohe qe ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka hartuar nje plan operacional ne shkalle kombetare per rivendosjen e rendit publik. Vetem gjate 24 oreve te fundit ne saje te masave te marra u arrestuan 69 persona te akuzuar per kryerjen e veprave te ndryshme penale, si dhe u plotesuan kerkese padite per leshimin e urdhrave te mbrojtjes ne 13 raste te dhunes ne familje. Te arrestuarit dyshohen per krime te ndryshme, si tentative vrasjeje, trafik narkotikesh, vjedhje me dhune, armembajtje pa leje, mashtrim, falsifikim dokumentash, e te tjere.

Top Channel