Të burgosur përjetë…Spaçi i dytë

16/09/2013 20:30

Rruga që çan mes maleve të ngjyer në të kuqtë nga përmbajtja e madhe e mineralit të bakrit të drejton ngadalë drejt burgut famëkeq të Spaçit.

Pas pak kilometrash që duken të stërzgjatur nga dëmtimet e shumta që ka pësuar rruga shfaqet Spaçi, i zbehtë, i përhimtë e ende edhe sot me çehren e rëndë të dikurshme.

Godinat sot të rrjepura, të dëmtuara nga grabitësit e skrapit, galerite nga ku duket sikur ende dalin lotë shpirtërash të humbur këtu.

U premtua te behej muze, por veç fjaleve asgje…. Rruga dredhon me tej deri ne Gurth Spaç, fshatin qe dikur merrte jetë me më shume se 1 000 mije banoret e tij e qe sot duket i pergjumur e i mpakur nga braktisja.

Tashmë këtu nuk jetojne veç rreth 120 frymë. Ne fshat nuk mund te dallosh qofte edhe nje ndertim te ri, kush ka mundur eshte larguar, e te tjeret jetojne ende ketu rrethuar e ndrydhur mes veshtiresive qe ju bjerrin frymëmarrjen.

Duket, sikur mbyllja e izolimi kane kaluar nga e shkuara e burgut te Spaçit, tek e sotmja e fshatit qe mban te njejtin emer..

Nuk mund t’i rreshtosh problemet e kesaj zone sepse ato shkojne deri ne mungesen e elementeve me thelbesore per te jetuar.

Kush mundet femijet i çon ne te aferm ne qytet, te tjeret mbeten edhe pa shkolle. 15 femijet e Gurth Spaçit, prej disa vitesh nuk kane me mundesin e shkollimit ne fshatin e tyre.

Largimi i banoreve çoi me pare ne mbylljen e shkolles, e me pas nuk dihet pse u urdherua edhe mbyllja e klases ku mesonin te mbeturit.

Banoret, te vetmen mundesi per te jetuar kane blegtorine sepse bujqesia nuk jep asgje nga toka e helmuar nga mbetjet e shumta te mineraleve.

Së tejmi duken edhe rrenojat e nje tjeter burgu, atij ordiner qe ngrihej ne kete fshat, ashtu si godinat ku qendronin oficeret.

Sot gjithçka eshte mbytur nga heshtja. Gurth Spaçi jeton mes dy burgjesh, duke u kthyer vete si nje vendinternimi i trete.

E sikur te mos mjaftonte ky tmerr pa fund, shume banore kane edhe sot frike te flasin, frike te thone te vertetat e tyre.

Kane zemër të madhe e jane njerez mikeprites, te skalitur si mali i munelles qe ngre kryet per se largeti.

Edhe ata shpresen e vetme kane rihapjen e minierave, ndryshe siç thone veç Zoti mund t’i ndihmoje.

Pa rruge, pa shkolle, pa një qender shendetësore, pa mundesi ekonomike, me nje toke qe s’prodhon, e deri pa vale telefoni. Ky eshte Gurth Spaçi dhe realiteti i gurtë i tij.

Largohemi ngadale nga e njejta rruge ku makina duket hera heres sikur do te rrezohet ne humneren nga ku dredhon i vrerosur lumi.

Ne skerkat e tij thuhet se jane varrosur qindra e qindra te burgosur politike te burgut te Spaçit. Edhe godinat shuhen ngadale, e bashke me to humb edhe Gurth Spaçi, fshati ku ende edhe sot jetohet ne izolim.

Top Channel