Një masiv i madh shkëmbor ka rënë në njërën prej korsive të rrugës së Kombit në afërsi të fshatit Kolsh të Kukësit.

Një masiv guri ka rene si rezultat i rifillimit te reshjeve te shiut. Masivi shkembore ka rene nga maja e transhese anesore te autostrades ne shtratin e rruges. Ne momentin e rrezimit fatmiresisht ne rruge nuk ka patur mjete qe leviznin dhe askush nuk eshte demtuar.

Pas rrezimit te ketij masivi ka vijuar rreshkitja e gureve me te vegjel. Nje sasi e madhe dherash e inerte jane grumbulluar ne rruge dhe sipas gazetareve ne teren ende nuk kishin mberitur deri ne mesdite ekipet e punes nga drejtoria e rrugeve per largimin e gureve.

Qarkullimi i automjeteve ne korsine e daljes nga qyteti i Kukesit per ne drejtim te Tiranes vazhdon po me friken e ndonje shembje tjeter, pasi ne kete segment rrugore skarpatat e rruges jane shume te thepisura
dhe jane demtuar rrjetat mbrojtese dhe muret anesore te rruges.

Top Channel