Greqi, kapet rrjeti i falsifikatorëve shqiptarë

16/09/2013 00:00

Policia greke shkatërroi një organizatë kriminale shqiptare që
falsifikonte dokumenta. Organizata, sipas saj, kishte mbushur Greqinë,
por edhe vende te tjera europiane me mijëra dokumenta të falsifikuara,
cilësia e të cilave konsiderohet tepër e larte.

Zyrtaret thone se nje pjese e madhe e ketyre dokumentave prodhoheshin ne Shqiperi dhe ne vazhdim dergoheshin ne Athine ku edhe shiteshin, ndersa pjesa tjeter prodhohej ne nje laborator te organizates ne Athine.

Deri mesditen e se henes jane arrestuar tre shtetas shqiptare, ndersa jane shpallur ne kerkim edhe dy irakiane.
Policia greke sqaron se nepermjet irakianeve, dokumentet e rreme shiteshin ne treg. Kryesisht ato perdoreshin prej emigranteve te huaj qe kerkojne te largohen nga Greqia drejt vendeve europiane dhe SHBA-ve. Ekspertet e kriminalistikes e konfirmojne se cilesia e dokumentave te prodhuara eshte shume e larte.

Vlen te permendet qe midis dokumentave te sekuestruara,gjenden patenta dhe pasaporta shqiptare. Mijera pulla vizash,leje greke qendrimi si dhe karta identitei greke dhe te vendeve europiane. Policia thote se xhiroja e organizates kalonte 10.milione euro.

Top Channel