Dita e parë, shkollat hapin dyert

16/09/2013 00:00

40 mijë fëmijë janë ulur për herë të parë sot në bankat e shkollës. Gëzimi, emocioni e lulet për mësueset nuk kanë munguar.

“Më pëlqen shumë shkolla dhe përgatitjet për të ardhur këtu i kam nisur që në verë. Këtu mund të zësh shokë dhe shoqe të rinj”, thotë një nxënëse e vogël.

Mesimi ka nisur edhe per shkollat e mesme dhe ne rreth 70 % të tyre do të zhvillohet me turne. Shkolla “Sami Frasheri” ka qene nder me te preferuarat edhe per kete vit shkollor.

“Numri i nxënësve është rreth 1600 nxënës. Këtë vit janë hapur gjithsej 16 vite të para, 14 vite të dytë dhe 15 matura. Eshtë e pamundur që të bëhet mësimi me një turn”, thotë Julinda Bllaca, drejtoreshë e shkollës “Sami Frashëri”.

Ministrja e re e Arsimit Lindita Nikolla dhe ministrja e e kultures Mirela Kumbaro uruan nisjen e viti te ri shkollor nga Liceu Jordan Misja .

“Ne do të bëjmë të pamundurën dhe do të realizojmë premtimin tonë për të gjithë ata nxënës që kanë largësi të shkollës së tyre dhe u duhet të lëvizin me orë e me orë në këmbë ne t’u sigurojmë transportin falas. Po kështu politika specifike në ndihmë të familjeve me nivel të ulët ekonomik, program specifik për fëmijët e komunitetit rom, program specifik për fëmijët me nevoja të vecanta”, tha ministrja Nikolla.

Ministrja premtoi se do të zgjidhin çdo problematikë që ekziston në fushën e arsimit.

Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha ka uruar nxënësit nga gjimnazi “Sami Frasheri”, ku garantoi përmirësimin e infrastruktures.

“Të gjithë nxënësve të kryeqytetit, nxënësve anembanë Shqipërisë, prindërve të tyre, një vit të mbarë dhe të suksesshëm arsimor. Bashkia e Tiranës edhe këtë vit ka marrë masa për të hedhur një hap tjetër cilësor në raport me infrastrukturën arsimore”, tha Basha.

Jane gjithsej 600 mije nxenes ne sistemin parauniversitar, te cilet kane nisur vitin e ri shkollor.

Mbyllja e shkollës “Hasan Tahsim”

Ndonëse mezi priten të nisnin klasën e parë në ‘Hasan Tahsim’ fëmijët nuk mundën të zhvillonin mësim.Vetëm pasi u paraqitën me lule në duar mësuan se mësuesja nuk kishte ardhur, pasi ata duhej të shkonin në një shkollë tjetër.

Prinderit jane revoltuar para nje fakti te tille pasi kishin bere regjistrimet dhe nuk ishin njoftuar se nuk do te kishte klase te pare ne kete shkolle .

“Unë e kam regjistruar djalin në shkollë dhe mësuesja më tha që klasa ka 22 nxënës dhe do të zhvillohet mësimi normalisht. Ndërkohë sot më thonë që djali duhet të shkojë në një shkollë tjetër”, thotë një prind.

Ne Shkollen ‘Hasan Tahsim’  i njejti problem ka ekzistuar edhe dy vite me pare madje ne kete shkolle nuk ka as klase te dyte dhe as klase te trete, ndaj prinderit akuzojne se nje gje e tille behet me dashje.

“Më duket se këtë shkollë duan ta shembin dhe ta bëjnë pallat se ndryshe kjo gjë nuk shpjegohet. Këtu ka ambiente të mjaftueshme dhe nuk e kuptoj pse duhet të dynden fëmijët në shkolla të tjera”, thotë një tjetër prind.

Drejtori i shkolles sqaron se nuk eshte plotesuar numri i nxënësve për të hapur klasë të parë. Prinderit janë ankuar edhe në Ministrinë e Arsimi, ku i është premtuar zgjidhje e menjëhershme e situatës.

Korçë, fëmijët romë pa libra

Dita e pare e shkolles ka nisur ndryshe për fëmijët romë dhe egjiptiane të Korçës. Edhe pse numerohen qindra të tillë ata nuk janë pajisur ende me tekstet mësimore çka do bëjë që të mos zhvillojnë mësimin në mënyre normale.

Ne shkollen “Naim Frasheri” ku mesojne 320 femije rome dhe egjiptiane zilja qe sinjalizon nisjen e mesimit mblodhi ne oborrin e shkolles femijet, te cilet kishn me vete cantat e zbrazeta me vetem nga nje fletore.

Pamundesite financiare jane ato qe e penalizojne kete komunitet ne blerjen e teksteve mesimore. Sipas drejtoreshes se shkolles Elsa Metko edhe pse librat per keta femije rimbursohen ata duhet t’i blejne fillimisht dhe me tej te marrin shumen qe kane harxhuar per blerjen e tyre.

Edhe vitet e kaluara ky ka qene nje fenomen i perseritur pasi per shkak te kushteve te veshtira ekonomike keto familje e kane thuajse te pamundur qe me pare te blejne librat dhe me tej te presin rimbursimin e tyre.

Gjirokastër, viti nis me probleme

Rreth 7500 nxënës të ciklit fillor 9-vjeçar e të mesëm kanë nisur mësimin në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.
Këtë vit numri i nxënësve ka shënuar një rritje të lehtë për shkak të të mbërriturve nga emigracioni por krahasimisht me një vit më parë mbërritjet janë më të pakta.

Drejtoria Arsimore Rajonale është detyruar të mbyllë disa shkolla të komunave për shkak të braktisjes së këtyre zonave dhe mosplotësimit të numrit të nxënësve. Megjithatë falë edhe transferimeve të familjeve drejt qyteteve numri i fëmijëve që janë regjistruar për herë të parë në klasën e parë ka shënuar një rritje me gati 10% këtë vit në të gjithë qarkun.

Shkollat në qytetet kryesore të qarkut përfshi edhe Gjirokastrën  njoftojnë probleme të shumta si pasojë e mungesë së shërbimeve të mirëmbajtjes për një kohë të gjatë. Shumë shkolla në të 6 qytetet kryesore të qarkut  e nisën vitin shkollor të palyera, me probleme të shumta me lagështinë, mungesën e instalimeve, furnizimin e rregullt me ujë, mjedisin e jashtëm të parehabilituar si dhe me mungesë të mjediseve sportive.

Shkollat në Skrapar, mbyllen 2 godina

Ka nisur edhe në Qarkun e Beratit viti i ri shkollor, ku 164 shkolla të arsimit nëntëvjeçar dhe të mesëm kanë hapur dyert për të pritur nxënësit.

1266 vogëlushë të klasave të para u ulën të hënën për hërë të parë në bankat e shkollave në Berat, ndërkohë që procesi mësimor ka nisur normalisht me përjashtim të dy shkollave në Skrapar, të cilat nuk jane hapur për shkak të mungesës së godinave.

Një shkollë në qytetin e Beratit dhe një tjetër në fshatin Velbashit pritën nxënësit në ambiente krejt të reja, dhe ne diten e pare te shkolles u be inaugurimi i tyre. Policia e Qarkut të Beratit, bëri të ditur se qe prej dites se sotme ka nisur zbatimi i një plani të detajuar masash për garantimin e rendit dhe rritjen e sigurisë publike për vitin shkollor 2013-2014.

Në rrethin e Skraparit ku numërohen 60 shkolla të mesme dhe nëntë vjecare,  në komunën Leshnje, konkretisht në fshatin Kapinovë dhe Bërsakë nuk nisi procesi mësimor, pasi godinat e shkollave ndodhen në tokat qe i jane kthyer ish pronarëve.

 

Top Channel