Sarandë, shpërthim tritoli në diskotekë

15/09/2013 00:00

Shpërthim tritoli në një diskotekë të Sarandës me pasojë shkaktimin e dëmeve të mëdha materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit të së dielës ne nje prej vendeve argëtuese të qytetit bregdetar.

Sipas informacioneve të fundit, dyshohet se shpërthimi ka qenë i telekomanduar, ndërsa policia po heton për të zbardhur këtë ngjarje.

Top Channel