Lushnjë, 80% e shkollave duhen mbyllur

14/09/2013 00:00

Të hënën pritet të nisë viti i ri akademik, por shkollat në rrethin e
Lushnjës nuk janë gati të presin nxënësit. 80 % e tyre sipas Drejtorisë
së Higjienës duhet të mbyllen.

Një prej tyre eshte shkolla ne fshatin Thanasaj të komunes Dushk, e cila eshte ne gjendje te mjerueshme. Muret  dhe dyshemeja e saj jane te çara, mungon ndriçimi dhe shkolla nuk ka as tualet. Situata pritet te jete edhe me e rende në stinën e dimrit, kur i ftohti dhe shiu depertojne ne ambientet ku nxenesit e ketij fshati jane te detyruar te zhvillojne mesimin.

Drejtuesit dhe mesuesit e kesaj shkolle thone se ne te nuk eshte vene dore prej vitesh, ndonese i eshte kerkuar si pushtetit lokal ashtu edhe Ministrise se Arsimit. Per te nisur vitin e ri shkollor mesuesit i jane perveshur punes, duke e lyer dhe rregulluar me sa te mundin.

“Tabelat dhe mjetet i blejmë me lekët tona, çdo gjë vetëm nëpërmjet forcave tona. Kemi suvatuar, kemi lyer, të gjitha u blenë me paratë e mësuesve”, thotë një mësuese.

“Ne si këshill pedagogjik mundohemi t’i minimizojmë këto gjëra. Ne kemi dëshirë që dita e parë e vitit mësimor të nisë sa më normalisht. Por këtu mungojnë dritat, mungon uji, dyert janë të prishura”, thotë drejtori i Shkollës, Dashamir Sula.

Drejtoria e Higjienes ne Lushnje qe monitoron shkollat per higjienen dhe kushtet ku do te mesojne nxenesit  raporton se kjo shkolle nuk duhet te hapet, pasi ajo nuk ploteson parametrat per zhvillimine oreve te mesimit.

“Shkolla e Zgjanës është në gjendje të rëndë dhe është drejt shembjes. Shkolla e Thanasajt është jashtë çdo kushti normal”, thotë Isuf Cela, nga Shërbimi i Higjienës.

Sipas Celes duhet te mbyllen rreth 80 % e shkollave ne Lushne pasi nuk plotesojne parametrat e higjienes per zhvillimine ores mesimnore dhe kerkohet nga pushteti lokal qe ne kete zone duhet te marre masa te menjehërshme.

Top Channel