Mijëra grekë dolën në rrugët e Athinës gjatë së premtes, për të protestuar kundër sulmit të dhunshëm ndaj anëtarëve të Partisë Komuniste, nga mbështetësit me bluza të zeza të partisë neonaziste “Agimi i Artë”, që la 9 persona të plagosur rëndë.

Në atë që u përshkrua si një sulm vdekjeprurës, si dhe dhuna më e ashpër që prej futjes së grupit ekstremist në parlamentin e vendit vitin e kaluar, rreth 50 burra me armë të forta dhe shkopinj u janë drejtuar të majtëve, teksa ata po shpërndanin postera në një lagje të klasës punëtore në kryeqytet, gjatë mbrëmjes së të enjtes.

Në një deklaratë, partia Komuniste e Greqisë, KKE, tha: “Mënyra se si vepruan ata dhe armët e përdorura janë prova të qarta të një sulmi me natyrë vdekjeprurëse. Mes mbështetësve të Agimit të Artë, disa prej të cilëve kishin mbuluar fytyrat ose kishin vendosur helmeta, ishin edhe liderët e tyre, fashistë e banditë të njohur anembanë vendit”.

Ndërkohë që partia Komuniste po përgatitet për zhvillimin e një festivali rinor në ditët e ardhshme, sulmi i mesnatës së të enjtes vjen frikës në rritje, teksa e djathta ekstreme po përpiqet të kultivojë një atmosferë lufte civile në Greqi.

Anëtarë të njohur të partisë kritike të ashpër të emigrantëve, “Agimi i Artë”, kanë parashikuar publikisht se vendi i goditur nga borxhet po i drejtohet një lufte civile.

Dimitris Psarras, një lexues i cili ka dokumentuar rritjen e “Agimit të Artë” pas më shumë se 4 dekadash, që prej rrëzimit të diktaturës ushtarake, tha: “Axhenda e tyre qartësisht është për krijimin e një klime për luftë civile, një çarje ku njerëzit do të duhet të zgjedhin mes të majtëve ose të djathtëve”.

Psarras argumenton se sulmi në distriktin Perama, – një bastion i komunistëve ku “Agimi i Artë” ka arritur rezultate të konsiderueshme përgjatë viteve të fundit, për shkak të irritimit ndaj masave shtrënguese të vendit, – është thjesht tregues i kësaj strategjie.

“Ai ishte shumë mirë i organizuar dhe incidenti më serioz deri më tani”, tha ai për “The Guardian”. “Ata nuk po shënjestrojnë vetëm emigrantët gjatë mesnatave. Por, por rrisin qëllimisht tensionet, duke zgjeruar axhendën e të urryerve të tyre, duke shënjestruar edhe të majtët”.

Top Channel